20 mars 2014 – Pamela Anderson fitoi famë në të gjithë botën falë serialit “Baywatch”. Por tashmë kur kanë kaluar 17 vite nga shfaqja e saj me kostumin e kuq në breg të detit, biondja simpatike është rikthyer me një set fotografik mjaft të nxehtë.

Megjithë vitet që ka mbi shpinë, plot 46, Anderson nuk ka nguruar të zhvishet për fotografin Sante D'Orazio. Fotot ku biondja seksi shfaqet ashtu siç e ka bërë nëna do të publikohen në revistën Purple Magazine. Veç takave të larta dhe ndonjë aksesori shoqërues Anderson nuk mban gjë tjetër në trup.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/