18 maj 2014 – Pamela Anderson shokon të ftuarit e Festivalit te Filmit në Kanë ndërsa tregon se është ngacmuar seksualisht që në moshën 6-vjeçare, e përdhunuar në moshën 12-vjeçare dhe pas disa vitesh e përdhunuar serish nga një grup.

Ylli i “Baywatch” tregon mbi përvojat e hidhura të jetës së saj të premten mbrëma në darkën e Fondacionit Pamela Anderson, përpara 200 të ftuarve.

“Unë nuk kam pasur një fëmijëri të lehtë. Pavarësisht prindërve të dashur, jam ngacmuar seksualisht që në moshën 6-vjeçare nga një kujdestare 46-vjeçare. Shkova në shtëpinë e shokut të dashurit tim dhe vëllai i tij i madh më mësoi tavëll, më pas më beri një masazh shpine dhe përfundoi duke më përdhunuar. Kjo ishte përvoja ime e parë heteroseksuale. Ai ishte 25 vjeç ndërsa unë vetëm 12 vjeç”.

Bukuroshja e kopertinave të revistës “Playboy” më pas shtoi se i dashuri i saj mendoi se do ishte shumë zbavitëse të kryente marrëdhënie me mua së bashku me gjashtë miqtë e tij!”

Një i ftuar shprehet “Asnjeri nga ne nuk e priste një fjalim të tillë, Pamela u tregua shumë guximshme.”

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/