Si çdo pjesëmarrje tjetër ne Eurovizion, edhe kjo e Eneda Tarifës u përball me kritika të shumta. Po sulmi më i madh erdhi atëherë kur bogu i Eurovizonit, “Wiwibloggs”, e kritikuan madje edhe e tallën këngëtaren me refrenin e këngës, duke e imituar atë. Por kot nuk thonë që“Pamja e parë të gënjen”.
Gjatë udhëtimeve nëpër destinacione të ndryshme, blogerët duket se “kanë rënë në dashuri” me këngëtaren shqiptare duke e komplimentuar atë jo vetëm për personalitetin, por edhe për look-un e saj.
“@enedatarifa ka një personalitet të MADH,” ka shkruar njëri prej tyre në një video të publikuar në Instagram. “Me pop star-in e mrekullueshëm shqiptar @enedatarifa. Një ndjesi nuhatje mode të mahnitshme dhe lëkurë të mrekullueshme,” ka shkruar ai në një tjetër postim, ku ka pozuar pranë Tarifës, e cila duket se vërtet e ka bërë për vete.
Ndërkohë që destinacioni i fundit në t cilin ka debutuar Tarifa është Tel Avivi, në Izrael.





