Forumi Rinor i Partisë Demokratike, dega Durrës, ka shpërndarë rreth 1200 kg ndihma ushqimore si dhe pako me rroba tek 40 familje të dëmtuara rëndë nga termeti në qytetin bregdetar.

Në një postim në Facebook, FRPD Durrës thekson se shumë familje janë në mjerim të skajshëm dhe jetojnë në kushte mjaft të vështira, në çadra që nuk i ruajnë nga i ftohti i dimrit.

Postimin në rrjete sociale, FRPD Durrës e shoqëron edhe me foto nga procesi i shpërndarjes së ndihmave.

Postimi i FRPD Durrës:

Pamja tjetër e Durrësit është e dhimbshme. Nuk është si qëndra, atje gjen:

•Mjerim pafund
•Familje që mezi sigurojnë bukën e gojës
•Nëna të vetmuara me 3-4 fëmijë për të rritur
•Familje me 2-3 njerëz me aftësi të kufizuara
•Shtëpi të shkatërruara, të parregulluara, pa xhama, plot papastërti
•Shtëpi të shëmbura nga tërmeti
•Familje që jetojnë akoma nëpër çadra

Nga iniciativa e ndërmarrë disa ditë më parë për mbledhje ndihmash, arritëm të akumulojmë mbi 1,200 kg ndihma me ushqime të cilat u shpërndanë në 40 familje nga kategoritë e përmendura më sipër.

Nuk pretendohet se ju zgjidhet halli, pasi edhe pse ndihmat ishin mjaft voluminoze, prap ushqimi i disa ditëve nuk ta ndryshon jetën, por te pakten, fituam disa buzeqeshje.

Si shoqeri, duhet te fokusohemi më shumë tek këta njerëz, të solodarizohemi me ta dhe ti ndihmojmë pak më tepër.

Për transparencë, në shkrimin tjetër do publikojmë të gjitha të Ardhurat/Donacionet dhe Shpenzimet e këtij aktiviteti.

#ElfëtFRPD
#FRPDDurrës
#Artijemine