Dhjetra persona janë vrarë pasi Rusia lëshoi dy raketa në stacionin e trenit në qytetin Kramatorsk të Ukrainës.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, konfirmoi se të dhënat paraprake tregojnë për “dhjetëra” viktima pas sulmit.

Kyrylenko tha se mijëra njerëz ishin në stacion gjatë goditjes me raketa të cilët po evakuoheshin nga zona e Doneskut drejt zonave më të sigurta.

“Forcat rusë e dinin mirë se ku po godisnin dhe çfarë duan ata duan të marrin peng sa më shumë njerëz paqësorë të jetë e mundur, ata duan të shkatërrojnë gjithçka ukrainase,” shtoi ai.

Ndërkohë fotot e publikuara nga sky news shfaqin pamje dramatike nga vendngjarja teksa raportohet për të paktën më shumë se 30 njerëz të vrarë, sipas zyrtarëve ukrainas.

Qyteti lindor i Kramatorsk ishte një nga vendet e para që u synua nga ushtria ruse kur nisi pushtimi i Ukrainës.