Si rrallëherë, autostrada Levan – Vlorë këtë fundjavë është thuajse e boshatisur.

DurrësLajm” sjell sot këto pamje jo fort të zakonshme të regjistruara pak minuta më parë nga ky aks i rëndësishëm rrugor, i cili është tejet i frekuentuar.

Për kilometra të tëra, në autostradën që lidh dy qytetet Fierin me Vlorën, është thuajse i papërfillshëm numri i mjeteve që e përshkojnë atë.

Rol kryesor sigurisht që luan çmimi i lartë i karburantit, që ka pësuar rritje të ndjeshme ditët e fundit, çka ka çuar në ngritjen e protestuesve në mbarë vendin, të cilët protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Edhe këtë të shtunë, një protestë e madhe pritet të mbahet para Kryeministrisë, ku përveç kryeqytetasve, do t’i bashkohen edhe ata të Durrësit, si dhe protestues nga qytete të tjera të vendit.