Përveç pastrimit të qytetit që është punë e përditshme, tanimë po kryhet edhe dezinfektimi i rrugëve, shesheve e hapësirave publike të Durrësit.
Ky proces kryhet gjatë orëve të natës dhe tashmë janë dezinfektuar disa akse rrugore të qytetit, shëtitorja “Taulantia”, sheshe dhe hapësira të tjera të gjelbra, ndërkohë që puna vazhdon, bën me dije kryebashkiakja Sako në një postim në faqen e saj të “Facebook”-ut.
“Punojmë 24 orë në terren për një qytet sa më të pastër”, shkruan Sako.