12 shtator 2015 – Magazina "HiTech" që shihni në video u zbulua nga policia e Durrësit ditën e sotme në lagjen Nr. 15 të qytetit.
Zbulimi i saj u bë i mundur në bazë të disa informacioneve të marra nga specialistët për Krimet, të cilët sekuestruan 3 kg kanabis sativa në brendësi të ndërtesës dhe janë vënë në ndjekje të pronarit të saj, 35-vjeçarit Artur Mahmutaj.
Në këtë magazinë, e cila ishte në punim e sipër do të kultivohej kanabis sipas tekonlogjisë së fundit.
Për më tepër lexoni: Zbulohet një magazinë kanabisi e teknologjisë së fundit
/S.L. portali DurresLajm/