Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me publikun punimet në puset e kërkimit në Shpirag.
Sipas tij po vazhdon puna për testimet e fundit dhe se të dhënat deri tani janë tepër optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare.
“Mirëmëngjesi! Dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.