“DurrësLajm” ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Plepa-Romanat, në Durrës.
Siç duket edhe nga video e mëposhtme, makina tip “Benz” pas përplasjes me një plep është dëmtuar mjaft.
Nga aksidenti i rëndë humbi jetën 23-vjeçari G.H., pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi i makinës shtetasi E.K., 23-vjeç ndodhet në spital në gjendje të rëndë.





