Personi që shihni në foto është 35-vjeçari Augert Zera, i cili plagosi me pistoletë 43-vjeçarin Altin Sulkun ditën e sotme në Durrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.2, ku Sulku së bashku me dy puntorë të tjerë ka qenë duke punuar pranë shtëpisë së autorit, ku ky i fundit iu ka kërkuar të mos bëjnë zhurmë. Ndërsa Sulku e ka goditur tre herë me lopatë, më pas Zera ka marrë armën dhe e ka qëlluar në këmbë.
Pas ngjarjes 35-vjeçari është larguar, ndërsa policia njofton se po vijon punën intensive për kapjen e tij.
Ndërkohë Altin Sulku ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.





