Publikohet fotoja e viktimës Pjerin Xhuvani pak minuta pasi u ekzekutua me armë zjarri në Elbasan. Trupi i pajetë i 56-vjeçarit gjendet në tokë, i mbuluar me një çarçaf të kuq.
Mësohet se si pasojë e të shtënave me armë dy persona kanë mbetur të plagosur, një nga të cilët është police femër pjesë e Forcës së Posaçme Shqiponja.
Kujtojmë se Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Elbasanit, por pas shkarkimit nga LSI kaloi te PDIU në vitin 2017.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat RENEA, po ashtu është nisur drejt Elbasanit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.





