Njerëzve në Venezuelë u duhen shuma të jashtëzakonshme parash për të blerë disa ushqime bazë, pasi inflacioni në këtë vend ka dalë jashtë kontrollit.
Pamjet shokuese tregojnë një pulë prej 2.4 kg pranë një grumbulli të madh prej 14 milionë e gjysmë bolivarësh, që përkthehen në 2.2 dollarë. Ndërsa një letër higjienike qëndron pranë 2 milionë e gjysmë bolivarësh (0,4$).
Venezuela është në kaos nga qeveria e Nicolas Maduros, i cili ka ndërmarrë politika fiskale të diskutueshme. Hiperinflacioni i shfrenuar ka parë të zhvlerësuar bolivarin deri në një pikë ku njerëzit kanë nevojë për karroca për të mbajtur paratë që i duhen për pazarin e një jave në supermarket.





