Itali, 4 shtator 2014 – Të shtënat, paniku dhe ndihma e parë e shpejtë. Një video autentike që tregon momentet dramatike të plagosjes së Ciro Esposito, tifozit napolitan që u godit për vdekje në Romë pak para finales së Kupës së Italisë Napoli-Fiorentina.
Videoja është xhiruar nga një tifoz i pranishëm në vendngjarje.
Esposito u plagos më 3 maj dhe ndërroi jetë pas një qëndrimi disa-ditor në spital.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





