Publikohen pamjet e rënda të ngjarjes në spitalin Amerikan, ku një pacient i vuri flakën pacientit tjetër ditën e djeshme, si pasojë e së cilës ata u plagosën rëndë dhe dy paciente humbën jetën.

Videoja e publikuar nga “Newsbomb” tregon pacientin Lefter Canaj, i cili pasi ka mbaruar dializën ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, ka nxjerrë nga qesja një bidon me benzinë me të cilën e ka spërkatur atë dhe më pas i ka vënë zjarrin.

Si pasojë janë përhapur menjëherë flakët në spital, ku humbën jetën Sanie Sulaj, 65 vjeçe nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë dhe Anife Mali, 55 vjeçe nga Laçi, e cila u gjet poshtë një shtrati e karbonizuar. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur, 38-vjeçari D. Saraçi (objektivi), i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, vetë autori Lefter Canaj, 57 vjeç, nga Tirana, dhe shtetasi tjetër S.B., 34 vjeç, nga Berati.

(KUJDES! Pamje të rënda!)