Një mësues është gjetur i vdekur brenda një tualeti në një shkollë e sipas policisë, shkak për vdekjen e 36-vjeçarit është bërë mbidoza e drogës.

Autoritetet në Bronx të SHBA-ve, thanë se 36-vjeçari Matthew Azimi u gjet i pavetëdijshëm në një tualet në Longfellow Avenue në Crotona Park East, rreth orës 6 të mëngjesit. Mjekët e ndihmës së shpejtë u thirrën në vendin e ngjarjes dhe e shpallën të vdekur. 

Sipas NBC NewYork asnjë nxënës nuk ishte në shkollë kur trupi i tij u gjet.

Megjithëse autoritetet dyshojnë për një mbidozë, ekspertët do të bëjnë hetimet e mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.