Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur nga Brazili, ku kësaj radhe, futbollisti i Gremios është goditur nga tifozët me një telefon.

Mesfushori Lukas Silva, po festonte me skuadrën e tij përpara tifozëve të ekipit, kur një moment një telefon fluturon nga shkallët e stadiumit dhe e godet 29-vjeçarin drejt e në fytyrë, duke e gjakosur.

Situatat me tifozët sa vijnë e përkeqësohen në Brazil, me federatën që ende nuk di si të veprojë për këto incidente.