Pamje të frikshme janë fotografuar nga një avion në brigjet e Islandës, ku duken kufomat e më shumë se 50 balenave.

Zyrtarët mendojnë se balenat kanë ngordhur për shkak të dehidratimit, por nuk është e qartë se si kanë humbur rrugën, edhe pse kanë qenë në tufë.

Balenat Pilot janë një specie që mund të rriten deri në gjashtë metra e të peshojnë deri në 3 tonë. Ato kanë natyrë të shoqërueshme, ndaj qëndrojnë në grup dhe madje shumë pranë njëra-tjetrës.

Por këtu duket se janë ngatërruar dhe kanë hyrë në ujëra të cekëta.