UFC, si një nga sportet më ekstreme shpeshherë na ka mësuar me pamje të frikshme teksa “aktorët” e saj japin dhe marrin goditje të forta në trup. Një goditje të fortë, madje shpërfytyruese ka pësuar mbrëmjen e djeshme edhe ish-kampioni Frankie Edgar.
Kundërshtari i tij, Marlon Vera u tregua i pamëshirshëm me 40-vjeçarin, pasi në një moment të caktuar gjeti hapësirë dhe e goditi në fytyrë Edgar. Pas këtij momenti, Edgar e pati të pamundur të vazhdonte sfidën duke dalë i mposhtur, megjithatë me fat që nuk pësoi një dëmtim të rëndë duke parë forcën goditëse që pësoi në kokë.