Një peshkatar ka filmuar momentin e frikshëm, kur varka e tij u sulmua nga një peshkaqen tigër.
Scott Haraguchi po lundronte me një anije kajaku dhe po peshkonte në det të hapur në Windward Oahu, Hawaii. Aksidentalisht ai kishte lënë të ndezur kamerën e tij GoPro dhe nuk e dinte se kamera e tij do filmonte momentin kur peshkaqeni e sulmoi atë.
Në video shihet se peshkaqeni i madh del nga uji dhe hidhet mbi anijen. Haraguchi gjithashtu dëgjohet duke bërtitur për ndihmë, pasi përjetoi një gjendje paniku kur u përball me peshkaqenin. Fatmirësisht, ai arriti ta largonte peshkaqenin duke e goditur me këmbë në kokë.
Një peshkaqen tigër mund të arrijë mbi pesë metra në gjatësi.