Një krim brutal është kryer në Turqi në mes të rrugës. 25-vjeçari Mersan Koce, vrau ish-bashkëshorten dhe babanë e saj.

Vrasja është regjistruar nga kamera e një celularit. Në video shihet se 25-vjeçari ka ndalur makinën e tij para mjetit ku ndodhej ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, dhe përleshet me babanë e saj, i cili përpiqej t’i marrë kallashnikovin që po mbante në duart e tij.

Gjatë zënkës, mesditën e së premtes, 25-vjeçari shihet duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij dhe sekonda më pas qëllon ish-vjehrrin.

25-vjeçari më pas shkon drejt makinës dhe qëllon sërish ish-gruan e tij. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas vendimit të gjykatës ku i dha kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh nënës.

Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital ku u dërguan të plagosur rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes. Më pas policia turke, arrestoi 25-vjeçarin dhe tashmë akuzohet për dy vrasje.

Mediat turke po publikojnë foto të vrasësit 25-vjeçar duke pozuar me një armë që mund të ketë qenë ajo që ka përdorur në vrasjen e dyfishtë.