Të paktën shtatë persona u vranë ditën e djeshme kur anëtarët e bandës hapën zjarr ndaj protestuesve në një periferi të Port-au-Prince, sipas organizatës joqeveritare CARDH (Qendra për Analizë dhe Kërkim mbi të Drejtat e Njeriut) në Haiti.
Turmat e njerëzve në periferi të Canan të kryeqytetit Haitian iu përgjigjën thirrjes së një pastori dhe dolën në rrugë, në mënyrë që të tregonin se janë të vendosur të mos tolerojnë më banda që po pushtojnë zonën.
Videot e publikuara në platformën X (ish Twitter) tregojnë rreth 100 njerëz, disa të veshur me bluza të verdha të grupit të lidhur me Pastor Marco, duke marshuar nëpër rrugët e Kanaanit.
Disa mbanin hanxhar dhe shkopinj. Anëtarët e bandës nuk kanë hezituar të hapin zjarr ndaj turmës, siç shihet në videot amatore që janë publikuar.
Në disa prej tyre, kufomat shihen në rrugë.
Kreu i CARDH, Gideon Jean tha se viktimat e sulmit mund të jenë më shumë se dhjetë, pasi shumë protestues u plagosën rëndë dhe kishte raportime për të rrëmbyer.
Që nga fillimi i vitit, më shumë se 2,400 njerëz kanë vdekur në sulmet e bandave në Haiti, sipas shifrave të OKB-së të publikuara disa ditë më parë.
Vendi i varfër i Karaibeve është në grahmat e krizës ekonomike dhe politike, ndërsa bandat kontrollojnë rreth 80% të kryeqytetit Port-au-Prince dhe krimi është rritur, grabitjet me armë, rrëmbimet për shpërblim, përdhunimet dhe vrasjet janë fenomene të përditshme.