Pamje shokuese janë ato që tregojnë se ç’ndodhi dy ditë më parë në Idlib të Sirisë, ku u vranë 72 njerëz mes të cillëve 20 fëmijë, ndërsa akoma rezultojnë 160 njerëz të zhdukur.
Ministria e Jashtme ruse ka sqaruar se zanafilla e skenave makabre që bënë xhiron e botës ishte një sulm i qeverisë siriane mbi depot e armëve kimike të terroristeve në provincën e Idlibit.
Aktivistët në terren fajësuan regjimin e Bashar al Assad për viktimat. Megjithatë, ushtria e presidentit sirian ka mohuar akuzat për ngjarjen tragjike, duke ua lënë përgjegjësinë grupeve rebele që veprojnë në territorin sirian.
Njerëz që përgjërohen për ndihmë, fëmijë që vdesin në vuajtje, kjo panoramë e dhimbshme që e bën botën akoma edhe më shumë të verbër nga ajo që po ndodh.
E gjithë bota anembanë është tronditur nga këto pamje. Një video e hedhur në “Facebook” nga Viral Thread me titullin “Bota duhet t’i shohë këto pamje” është parë mbi 55 milionë herë pa mbushur ende 24 orë.
Ngjarja e rëndë ngjalli reagimin e liderëve kryesorë ndërkombëtarë. Shtetet e Bashkuara e cilësuan sulmin kimik si një akt të patolerueshëm, duke fajësuar presidentin Assad. Një akt çnjerëzor e quajti presidenti turk Erdogan, ndërsa Franca kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara.
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA!)