Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihen disa gomerë që janë lënë jashtë nga pronarët e tyre në Van, Turqi në të ftohtë dhe ku trashësia e borës në pjesët e larta i kalon 1.5 metër.
Siç mund ta shikoni, disa prej tyre kanë ngrirë, vetëm njëri shihet që lëviz. Reshjet e borës në Van nisën para dy netësh dhe vijojnë me intensitet të lartë.
Trashësia e borës i ka kaluar 50 metra në zonat rurale dhe 1.5 metra në vendet e larta. Transporti për në 1018 vendbanime nuk mund të sigurohej.
Në qytetin ku skuadrat bënë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve të mbyllura, ishin prekëse pamjet e gomerëve që dridheshin nën dëborë.





