Vrasja e tmerrshme e një deputeti komunist rus u filmua nga kamera e vendosur në makinën e tij. Një person i panjohur hapi zjarr mbi Magomed Askhabov, një deputet nga Republika Autonome e Çeçenisë në jugperëndim të Rusisë, teksa ai po shkonte në punë, në Grozny.
Atentati iu bë në ecje e sipër dhe Askhabov u qëllua me automatik nga një makinë që iu afrua nga krahu i shoferit.
Hetuesit rusë thonë se Askhabov u vra nga terroristë e frymëzuar nga ISIS, por lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka dyshimet e tij. Ende nuk ka ndonje verision zyrtar lidhur me shkakun e ekzekutimit.