Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, teksa lideri i opozitës,Lee Jae-myung, është goditur me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin e Busan.

Lee, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, u transportua me helikopter në spital, ndërsa mjekët thanë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

66-vjeçari që e sulmoi tha se kishte për qëllim të vriste zotin Lee, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap, por motivi i sulmit është i paqartë.