Një i ri me me fytyrë të mbuluar dhe i veshur me jelek antiplumb goditi me thikë të paktën shtatë persona dje, njëri prej të cilëve u plagos dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë, përpara se të neutralizohej.

Ngjarja ndodhi në kopshtin e një xhamie në Eskisehir (Dorylaion) në veriperëndim të Turqisë.

I dyshuari, 18 vjeç, i armatosur me një thikë të madhe, filmoi dhe transmetoi aktin e tij drejtpërdrejt përmes platformës “X” përpara se të arrestohej nga policia dhe të merrej në paraburgim.

“Sulmuesi ishte i veshur si një personazh video-loje, kishte një sëpatë të varur në belin e tij, një jelek antiplumb, një helmetë dhe një maskë,” raportoi faqja e lajmeve Eskişehir Durum.

Pamjet e filmuara nga vetë ai e tregojnë të riun duke mbajtur syze mbi një maskë me tipare të ngjashme me kafkën në pjesën e poshtme të fytyrës së tij.

Sulmuesi nuk mori përgjegjësinë për aktin, tha gazeta Cumhuriyet, duke shtuar se ai mund të ketë qenë “nën ndikimin psikologjik të lojërave video luftarake”.