15 qershor 2015 – Mund të ndodhë dhe me shqiptarët kështu, në tentativë për të kaluar drejt Britanisë së Madhe me kamionë. Turistë francezë që po udhëtonin me autobus filmuan skenën e rëndë, kur klandestinë, kryesisht nga Afrika tentojnë të hipin në një kamion mallrash që priste në trafik, për të hyrë në port. Gjashtë burra arritën të ngjiten në kamionin që nisi të lëvizte, duke mbyllur dyert, ndërsa të tjerë tentonin të gjenin ndonjë vend në pjesën e poshtme të bagazheve apo mes gomave të mjetit. Pasagjerët e autobusit janë të shqetësuar dhe nga ndonjë sulm i mundshëm, por shoferi i qetëson se dyert janë mbyllur.
Kjo pamje është e përditshme në këtë zonë. Vetëm dje, 50 emigrantë shqiptarë u kapën në bordin e një kamioni që sapo kishte prekur brigjet britanike.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”