Mjekët rusë kanë kryer një operacion të jashtëzakonshëm për të hequr një predhë nga shpina e një ushtari.

“Kam dhimbje”, dëgjohet duke thënë ushtari rus teksa operacioni është kryer pa anestezi të përgjithshme.

Bishti i predhës e kishte goditur dhe ishte ngulitur në shpatullën e tij, shkruan “Daily Mail“.

Ushtari i kërkoi kirurgut të mos e prekte predhën, sepse ajo mund të shpërthente.

Por bishti nuk shpërtheu pasi kirurgët e hoqën me duar.

Një anëtar i ekipit që filmonte procedurën në një spital të improvizuar pranë vijës së frontit të luftës tha: ‘A mund ta tregoni predhën, ju lutem?’

Ai e mbajti atë para kamerës.

“Garza u hoq, plaga u qep dhe pacienti tani është duke u shëruar,” thuhet në raport.