Është publikuar video nga ngjarja e rëndë që u shënua në Tiranë, pak pas mesnate, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Jurgen Duka.
Më parë shoku i të ndjerit në polici deklaroi se konflikti kishte nisur se kush do të paguante i pari.
Siç shihet nga pamjet e publikuara, Jurgen Duka, së bashku me mikun e tij O. D., ndodhen në kasën e marketit. Më pas, shihet se si Jurgeni, ka nisur një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bën pagesën, me një tjetër blerës. Më pas debati agravon dhe autori nxjerr armën dhe qëllon Jurgen Dukën.
29-vjeçari u dërguan në gjende të rëndë në spital, ndërsa më pas humbi jetën në spital, pasi plumbi i kishte kapur zemrën.





