Një pjesëtar i Gardës Nacionale të Ukrainës ka qëlluar me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr.

Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte arratisur me shpejtësi disa minuta më vonë ishte arrestuar nga policia.

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit brenda fabrikës së municionit, por këto vrasje kanë ndodhur në kohën kur janë rritur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila po kërcënon me luftë.