Një grua e moshuar në një azil në Pejë është dhunuar brutalisht nga një vajzë e re e cila dyshohet se është një infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet derisa njëra nga punonjëset e kësaj shtëpie sulmon fizikisht të moshuarën duke e goditur me shuplaka.

Lidhur me këtë rast, prokurori i Pejës, ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë infermierja e re është arrestuar nga autoritetet përkatëse.