Një sulm izraelit ka ndodhur në një qendër të shpërndarjes së ndihmave të UNRWA në qytetin Rafah.

Gazetarët palestinezë kanë shpërndarë pamjet që dokumentojnë njerëz që sjellin viktimat e një bombardimi izraelit në qendër të Rafahut në Spitalin e Kuvajtit.

Pamjet e rënda nga incidenti që tregojnë njerëzit duke u evakuuar në automjete që mbajnë logon e UNRWA kanë bërë xhiron e botës.