Bota e videolojërave është në zi, pasi është ndarë nga jeta këtë të diel krijuesi i disa prej lojërave më të famshme, Vins Zampela. Në rrjete sociale janë shpërndarë pamjet e Zampela i cili po ecte me shpejtësi me Ferrarin e tij në Los Anxhelos. Ai shihet teksa del me shpejtësi nga tuneli, humb kontrollin e makinës dhe më pas përplaset me një barrierë, me automjetin i cili shpërtheu menjëherë në flakë.

Zampela, i cili njihej si një admirues i garave të shpejtësisë, raportohet se vdiq menjëherë në vend nga përplasja dhe shpërthimi në flakë, ndërsa pasagjeri tjetër u fluturua jashtë makinës nga impakti, por mori plagë shumë të rënda dhe u nda nga jeta në spital.