Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 25-vjeçar ka gjetur vdekjen tragjikisht, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Fillimisht viktima, ende i paidentifikuar, është përplasur nga një autobus, ndërsa ishte duke udhëtuar me një motoçikletë. Dyshohet se i aksidentuari ishte shpërndarës picash

Por pas kësaj, një automjet që ka kaluar më pas, nuk ka mundur ta shohë të aksidentuarin, duke e tërhequr zvarrë nën makinë për disa metra të tjera.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina e ka tërhequr viktimën prej disa metrash dhe më pas e ka lëshuar.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një aksident, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Durrës. Informacion/ paraprak:

Më datë​ 26.10.2019, rreth orëns 20:10,  në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip "Skania" ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R.  B, 25 vjeç,  banues ne lagjen nr 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen​.

Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet  paraprake rezulton se drejtuesi i motorit  si pasojë e përplasjes nga autobusi  është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.

Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit

Punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .