Një ish-deputet rus i cili ishte larguar nga Moska nga frika për jetën e tij nga shërbimi sekret i presidentit Putin është qëlluar për vdekje në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Denis Voronenkov, për të cilin thuhet ka dëshmuar kundër ish-kreut pro-rus të qeverisë ukrainase, Viktor Janukociç, është qëlluar për vdekje në mes të ditës.
Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Yuriu Lutsenko ka fajësuar Kremlinin për vrasjen e Voronenkos, duke thënë se Rusia dëshironte ta ndëshkonte atë për dëshminë që kishte dhënë.
45-vjeçari ishte larguar nga Moska në tetor të vitit të kaluar bashkë me gruan e tij Maria Maksakova, një këngëtare operash. Në të njëjtën kohë ai kërkohej në Moskë për akuzën e mashtrimit.