Durrës, 25 prill 2014 – Në disa pamje filmike të rralla të “British Pathe”, shihet zbarkimi i forcave italiane në Durrës, më 7 prill 1939.

Por ajo që të bën përshtypje në këto sekuenca të shkurtra është fakti se përveç tankeve dhe kamionëve ushtarakë, qindra ushtarë të tjerë udhëtojnë me biçikleta në drejtim të Tiranës.

Qindra biçikleta janë parkuar pranë anijeve ushtarake dhe pjesa më e madhe e ushtarëve nisen drejt tyre sapo shkelin për herë të parë tokën shqiptare.

Në video duket qartë sesi tanket italiane parakalojnë para Torrës Veneciane, e më pas ato pasohen nga një “ushtri” biçikletash me të cilat udhëtojnë shumë ushtarë të Duçes.

Në video shihet qartë gjithashtu sesi ushtarët përshkojnë rrugët e fshatrave majë biçikletave, apo duke i tërhequr ato pas vetes, ndërsa i drejtohen kryeqytetit shqiptar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/