Publikohen pamjet e agresorit që qëlloi me armë në Kamzë, ku mbeti e plagosur një vajzë, që punonte në marketin aty pranë.
Pamjet e kameras së sigurisë në zonë tregojnë një person të armatosur që bërtet: “Do ju vras të gjithëve”, informon “News 24”.
Nga pamjet filmike rezulton një person i maskuar, i cili ka hyrë në market dhe ka qëlluar me armë. Më pas dalë jashtë dhe është rikthyer, duke bërtitur.
Plumbat kanë bërë rikoshetë, kanë prekur xhamat e marketit por edhe të një biznesi afër, një shoqërie financiare. Në market ka qenë edhe një agjent policie ndaj të cilit është qëlluar, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur.
Personi ka qenë i veshur me një xhup të errët, pantallona të zeza dhe një palë atlete të vjetra. Ka pasur gjithashtu edhe kapuç në kokë dhe më pas është larguar në këmbë nga vendngjarja. Dyshohet që personi të ketë probleme emocionale.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar, ndërsa policia nuk ka ende asnjë person të arrestuar.





