Guardia di Finanza e repartit të Barit ka publikuar të dhëna të tjera në lidhje me operacionin e finalizuar pasditen e kësaj të hëne. Pamjet e operacionit antidrogë në brigjet italiane tregojnë se mjetet e Guadia di Finanza e kanë ndjekur për më shumë se 4 orë gomonen ku ishte ngarkuar sasia prej 814,60 kilogramë kanabis, e nisur nga Shqipëria.
Në pranga u vendosën dy shqiptarë të moshës 18 dhe 31 vjeç.
Vlera e kanabisit të sekuestruar sipas autoriteteve italiane arrin në 8 mln Euro, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut të drogës.
Që nga fillimi i vitit 2017, janë rreth 11 ton marijuanë nga Guardia di Finanza në Pulia.





