Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një mesazh për të gjithë prindërit që kanë përfituar bonusin e bebes.

Teksa publikon një Facebook foto të bebeve, të cilat i cilëson si “pamje të triumfit të jetës”, Rama thekson se 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë #FAKT 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019.

Me programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë
#ShqipëriaeArdhmjaJonë”,
shkruan ai.

MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë #FAKT 77,692 familje që janë gëzuar…

Posted by Edi Rama on Monday, March 22, 2021