Tiranë, 9 korrik 2014 – Në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjatë seancës së sotme në ngarkim të Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj janë shfaqur pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonën e “Vasil Shantos”, aty ku edhe ndodhi ngjarja.

Vetë Frroku në seancë ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet. Ai akuzon prokurorinë se ka 17 muaj që e mban në burg padrejtësisht. Trupi gjykues ka vendosur që të pranojë kërkesën për shfaqjen e videos, ku shihet momenti i vrasjes së komisarit.

Përveç kësaj me interes në seancën e sotme është pyetja e dëshmitarit Arben Ndoi, i cili pretendon se ka parë biznesmenin Frroku në vendin e ngjarjes dhe në makinën nga ku u qëllua drej efektivit të policisë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/