Grupi i Rithemelimit ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike këtë të premte. Vendimi për të shkuar në selinë e PD është marrë në një mbledhje shumë të shkurtër që u zhvillua në zyrat e Komisionit të Rithemelimit.

Mesa duket grupi i deputetëve mbështetës të Sali Berishës do të vijojnë në selinë e PD-së mbledhjen e tyre.

Grupi i deputetëve ka shkuar në katin e dytë të godinës së PD-së, ku pritet të zhvillojnë mbledhje në një nga sallat.

Grupi i deputetëve që ndodhet në selinë e PD janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, si dhe perfaqesuesi ligjor i Foltores, Ivi Kaso.

Përfaqësuesit e “Foltores” kanë hyrë në zyrën e kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Pergjithshëm Gazment Bardhi.