40-vjeçari Edmond Koçi është qëlluar me breshëri plumbash, siç duket edhe nga fotoja e makinës, ku shihen qartë shenjat e tyre në anën e pasagjerit në vendin e parë ku qëndronte viktima.

Vrasja ndodhi rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.16 pranë Drejtorisë Arsimore Durrës, ku “Mond Çekiçi” po udhëtonte me makinën e tij.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie.

Mësohet se viktimës i është prerë rruga nga një makinë dhe shoferi i Koçit ka dalë për t’i pyetur se çfarë kishte ndodhur.

Më pas një person nga mjeti tjetër ka qëlluar me breshëri në drejtim të 40-vjeçarit  duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta pas ngjarjes, mjeti i autorëve është gjetur i djegur në Sukth, me targa të vjedhura në Tiranë. Nga ana tjetër mësohet se autorët nuk kanë qenë të maskuar.