Video emocionuese vijnë nga Praga, ku grupe tifozësh shqiptarë janë bërë bashkë në prag të ndeshjes së kombëtares shqiptare me Çekinë.
Në videot e bëra virale në rrjet, tifozët kuqezi shihen teksa këndojnë këngë patriotike në rrugët dhe lokalet e kryeqytetit çek.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 në “Fortuna Arena” do të zbresin Çekia dhe Shqipëria për të bërë mes tyre edhe llogaritë për 3 pikëshin.
Ky takim është i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 dhe për të dyja ekipet është shumë i rëndësishëm.
Lexo detaje:





