Deputetja e Demokratëve Euroatlantikë, Oriola Pampuri, ka ndarë detaje nga vizita e saj në Parlamentin Europian, e ftuar nga Institutit George C. Marshall, i Qendrës së Studimeve Europiane për Sigurinë.
Gjatë takimeve në Parlamentin Europian, u diskutua për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, fuqizimin e grave në politikë dhe rolin e Parlamentit Europian në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Pampuri theksoi se procesi i integrimit nuk mund të ketë sukses pa një betejë reale kundër korrupsionit dhe pa ndëshkimin e atyre që minojnë institucionet. Ajo nënvizoi se vetëm pastrimi i politikës nga të korruptuarit do të çojë Shqipërinë drejt familjes europiane.
Pampuri në një postim në rrjetet sociale sqaroi se gjatë vizitë në Parlamentin Europianë u takua me Hannah Neumann anëtare e nënkomisionit për siguri dhe mbrojtje, dhe anëtare e komisionit të jashtëm; Marta Temido Nënkryetare e komisionit për të drejtat e njeriut, anëtare e komisionit të jashtëm; Ilhan Kyuchyuk, kryetar i komisionit të ligjeve, anëtar i komisionit të jashtëm; Davor Ivo Stier, anëtar i komisionit të jashtëm, kryetar i delegacionit për marrëdhëniet me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën; Zeljana Zovko, anëtare e nënkomisionit për sigurinë dhe mbrojtjen, anëtare e komisionit të jashtëm, anëtare e delegacionit për marrëdhëniet me SHBA, anëtare e delegacionit për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinen dhe Kosovën; Lukas Mandl, anëtar i komisionit për Zhvillimin.
“Gjatë takimeve diskutuam mbi rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, mbi fuqizimin dhe mbështetjen e gruas ne politikë si dhe mbi rolin e Parlamentit Europian ne Procesin e Integrimit ne EU. Nuk mund të ketë sukses procesi i integrimit pa betejë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fundi i pandëshkueshme dhe pastrimi i politikës nga të korruptuarit është hapi real, i vërtetë dhe i suksesshëm për tu bërë pjesë e familjes se madhe europian”, përfundon Pampuri.