Shkolla 2-vjeçare parukeri-estetikë “Top Style School” me Qendrën trajnuese “GIOAD” Miss Fantazy është paraqitur në panairin e punës në Durrës me një sërë kursesh kualifikimi që i bën të mundur punësimin e tyre direkt në këtë fushë.
Nina Beqiraj, administratore e qendrës, tha se ka pasur një interes shumë të madh nga të rinjtë për kurset profesionale në parukeri, por edhe për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm të industrisë së turizmit në Durrës, në restorante e hotele.
Së fundmi, në kuadër të marrëveshjes së realizuar mes UAMD-së dhe kompanisë “GIOAD” shpk, studentët e Fizioterapisë kanë mundësi që praktikën mësimore ta kryejnë pranë kësaj qendre. Beqiraj tha se “GIOAD” shpk, do t’iu krijojë studentëve mundësinë që të praktikohen me të gjitha aparaturat të cilat kompania disponon, si dhe mundësinë e punësimit për nxënësit më të mirëfilltë.
K.H.





