Shoqata New Umor Sound Durrës organizoi sot dy prezantime të veçanta në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Tiranë.

Ky aktivitet shënon hapjen e veprimtarive për 30-vjetorin e Shoqatës, një jubile që do të vazhdojë me evente të shumta përgjatë vitit të ardhshëm.

Nga ora 12:00-13:00, në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve u prezantua libri i autorit italian Giuseppe Palumbo, “Ej Paskuale, unë besoj që një ditë…”.

Ky libër përmban poezi, këngë dhe parodi që reflektojnë jetën e përditshme të autorit, përvojat sentimentale dhe temat e mjedisit e të shoqërisë. Parathënia është redaktuar nga Prof. Bruno Capobianco, dhe kopertina është realizuar nga Eduard Daka.

Gjithashtu, u prezantua edhe libri “Magazzino 18” i autorëve italianë Simone Cristicchi dhe Jan Bernas, përkthyer në shqip nga Yllka Hasani dhe botuar me lejen e Mondadori SpA.

Ky libër sjell një rrëfim historik prekës për tragjedinë e italianëve të Istrias, Fiumes dhe Dalmacisë, të cilët u detyruan të lënë shtëpitë e tyre pas Traktatit të Paqes të vitit 1947.

Ky aktivitet i parë i Shoqatës New Umor Sound në kuadër të 30-vjetorit ju fton të bëheni pjesë e një përvoje të pasur me poezi, histori dhe ndjeshmëri artistike, duke sjellë një mesazh të rëndësishëm social dhe kulturor.