Bashkia e Durrësit është prezantuar me stendën e saj në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Expo Turizëm 365 ditë”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim të shpërndar në rrjetet sociale.
Sako shprehet se në sezonin turistik të kaluar, Durrësin e kanë vizituar 1 milionë turistë. Sipas saj këtë vit pritet një rritje e numrit të turistëve që vizitojnë qytetin e Durrësit.
Postimi i plotë:
Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ‘Expo Turizëm 365 ditë’, i cili zhvillohet në ambientet e ExpoCity Albania në kuadër të javës së Turizmit në Shqipëri. Bashkia e Durrësit u prezantua me stendën e saj e cila ngjalli shumë interes për vizitorët vendas dhe të huaj.
Pata mundësinë të takoja personalitete të ndryshme nga rajoni ku diskutuam lidhur me potencialet turistike të qytetit të Durrësit dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në sektorin e turizmit.
Sezoni turistik që lamë pas ishte shumë i mbare, ku mbi 1 milion turistë vizituan qytetin tonë. Këtë vit presim një sezon turistik edhe më të suksesshëm, ku pritet edhe një rritje e numrit të turistëve që vizitojnë qytetin e Durrësit jo vetëm për bregdetin por edhe për trashëgiminë kulturore te jashtëzakonshme që ka qyteti ynë.