9 mars 2015 – Panairi Ndërkombëtar  i Turizmit, i cili u organizua në datat 4-8 mars në Berlin, ku mori pjesë edhe vendi ynë  i përfaqësuar me 18 operatorë turistikë nën logon “Guri i fundit i pazbuluar i Europës”, ka përfunduar. Ky panair  ka qenë i rëndësishëm për pjesëmarrjen e vendit tonë, pasi janë promovuar edhe njëherë vlerat dhe mundësitë që ofron Shqipëria në këtë fushë.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se pritet rritje me dy shifra e turistëve për vitin 2015 dhe se interesi për vendin tonë ka qenë disa herë më i madh krahasuar me vite më parë.

Gjithashtu, ndër të tjera Ahmetaj theksoi se duhet të punohet ende për imazhin, në mënyrë që të afrohen sa më shumë turistë.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/