Për të tretin vit radhazi, Durrësi do të organizojë panairin “Verë dhe Traditë”.

Këtë herë panairi vjen në datat 19-21 dhjetor, tek Sheshi “Liria”.

“Synimi i këtij panairi është të bëjë bashkë prodhuesit e verës, të cilët janë të shumtë në numër, duke shërbyer si një mundësi shumë e mirë për promovimin e potencialeve gastronomike të qytetit të Durrësit dhe të fshatrave turistikë përreth.”,– shkruan në rrjete sociale kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.

Postimi i plotë:

Edicioni i III i Panairit “Verë dhe Traditë” vjen në datat 19-21 Dhjetor, tek Sheshi “Liria”.

Edhe në këtë fundvit, dëshirojmë të sjellim për të gjithë qytetarët dhe turistët Panairin “Verë dhe Traditë” për t’i ofruar një atmosferë shumëngjyrëshe qytetit të Durrësit në këtë prag festash.

Synimi i këtij panairi është të bëjë bashkë prodhuesit e verës, të cilët janë të shumtë në numër, duke shërbyer si një mundësi shumë e mirë për promovimin e potencialeve gastronomike të qytetit të Durrësit dhe të fshatrave turistikë përreth.

Gjithashtu, në këtë panair do te marrin pjesë edhe artizanë të shumtë të cilët do të ekspozojnë punimet e tyre të dorës, duke pasur në fokus elementë të trashëgimisë kulturore.

Nuk do të mungojë as programi i larmishëm artistik ku do të performojnë artistët e rinj të qytetit.

Ju mirëpresim,
E premte, datë 19 dhjetor, duke filluar nga ora 17.00,
E shtunë, 20 dhjetor dhe e diel, 21 dhjetor nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

Ky panair organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.